“Asnjë investitor nuk investon në një vend që është nën sanksione ekonomike nga BE”

Drejtori i Klubit të Bizneseve, Ilir Ibrahimi, ka thënë se masat ndëshkuese të BE-së e kanë afektuar ekonominë e Kosovës dhe se po vazhdojnë ta bëjnë të njëjtën.

“Vendi është nën sanksione, kryesisht nën sanksione ekonomike. Një vend nën sanksione ekonomike nuk pritet që të ketë prosperitet ekonomik. Pra efektet do të jenë të gjithanshme”, tha Ibrahimi në Click të RTV21.

“Asnjë investor serioz nuk do të merrte guximin që të vijë të investojë në një vend i cili është nën sanksione ekonomike nga Bashkimi Evropian”, shtoi ai.

Reklama e sponzorizuar