Banorët e Sopanicës së Kaçanikut përleshen fizikisht me Policinë, kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit

Banorët e fshatit Sopanicë të Kaçanikut po kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit në lumin Lepenc.

Sipas protestesve, ndërtimi i hidrocentralit do të shkaktojë degradim të lumit, derisa protesta ka nisur që nga e hëna.

Ibrahim Dolloshi, përfaqësues i protestës, ka deklaruar për Kohën se duan të mbrojnë lumin Lepenc.

Reklama e sponzorizuar

“Kemi menduar para një viti që ka përfunduar ky proces, punëkryesi doli të punojë, ne pritëm një javë institucionet që merren me këtë lëmi. Ata nuk përgjigjën, lëndën e kemi në gjykatë, tash e tri vjet po merremi me gjykata. Ata nuk po bëjnë asgjë, ne jemi lodhur. Në orët e hershme sot ka filluar përsëri makineria, sot dolëm e ndaluam”, ka deklaruar ai.