Fillon programi i vetë-Punësimit- Agjencia e Punësimit me thirrje për aplikim

euro
Monedha Euro

Agjensia e Punësimit në Kosovë ka njoftuar të gjithë të interesuarit se ka filluar me Programin e Vetë-Punësimit dhe Ndërmarrësisë për vitet 2023-2024.

Kjo mbështetje ka për synim të rinjtë e talentuar dhe ambiciozë, sipas njoftimit nga kjo agjenci.

APRK përmes këtij programi, do të ofrojë grante për kapitalin e nevojshëm për të startuar biznesin të rinjtë.

Reklama e sponzorizuar

Njoftimi i plotë nga Agjencia e Punësmimit:

Një Kapitull i Ri i Mbështetjes për të Rinjtë po vjen!

Jemi të lumtur të ju njoftojmë zgjerimin e mbështetjes për të gjithë të rinjtë e talentuar dhe ambiciozë!

APRK po fillon me Programin e Vetë-Punësimit dhe Ndërmarrësisë 2023-2024.

Grante për kapitalin e nevojshëm për të startuar biznesin tuaj.

Mentorim dhe rrjetëzim për të zgjeruar horizontet dhe për të ndërtuar marrëdhënie që do të çojnë biznesin tuaj në nivelin tjetër.

Trajnime të specializuara për të ndihmuar ju të zhvilloni ide dhe strategji fitimprurëse.

Për çdo të ri me ide biznesi, kjo është shpallja që keni pritur.

Ëndrra juaj, kombinuar me mbështetjen tonë, do të shkëlqejë si kurrë më parë!

#APRK#punesimigarantuar