Këmbimorja e kriptovalutave, Binance tërhiqet nga tregu rus

Bursa më e madhe në botë e kriptomonedhave, Binance, ka njoftuar se i ka shitur biznesin e saj bursës së sapokrijuar, CommEX.

Kjo vjen si pjesë e një tendence në rritje të tërheqjes së kompanive nga Moska në mes të konfliktit në Ukrainë.

Kushtet specifike financiare të marrëveshjes nuk u zbuluan, raporton skynews.

Reklama e sponzorizuar

Binance sqaroi se nuk do të marrë asnjë pjesë të të ardhurave të vazhdueshme nga shitja dhe nuk do të mbajë opsionin për të riblerur aksione në biznes.

“Ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, ne e kuptojmë se operimi në Rusi nuk është në përputhje me strategjinë e pajtueshmërisë së Binance”, tha shefi i pajtueshmërisë, Noah Perlman, pa iu referuar luftës në Ukrainë, të cilën Rusia e quan një “operacion ushtarak special”.