OECD publikon profilin shtetëror për Transferimin e çmimit për Kosovë

OECD ka publikuar profilin shtetëror për Transferimin e çmimit për Kosovë.

Profili shtetëror përfshinë informatat e përditësuara dhe të harmonizuara mbi aspektet kryesore të legjislacionit mbi Transferimin e çmimit, të paraparë nga Administrata Tatimore e Kosovës, në përgjigje të pyetjeve nga OECD, ashtu që të arrihet shkalla më e lartë e saktësisë në këtë fushë.

Profili fokusohet në legjislacionin vendor të shtetit lidhur me parimet kyçe të Transferimit të çmimit, duke përfshirë parimin e tregut, metodat e Transferimit të çmimit, analizën e krahasueshmërisë, pasurinë e paprekshme, shërbimet ndër-grupore, marrëveshjet e kostos së kontributeve, dokumentacioni i Transferimit të çmimit, qasjet administrative për të shmangur dhe zgjidhur mosmarrëveshjet, si dhe masa tjera zbatuese. Informatat që përmban TPCP kanë për qëllim që të reflektojnë qartë gjendjen e tanishme të legjislacionit shtetëror dhe të tregojnë deri në ç’masë ato rregulla ndjekin Udhëzimet e OECD-së mbi Transferimin e Çmimit.

Reklama e sponzorizuar

OECD, ka filluar të publikojnë profilet shtetërore mbi transferimin e çmimit që nga viti 2009.

Profilet Shtetërore mbi Transferimin e Çmimit (TPSP) tashmë janë të paraqitura për 76 vende në faqen e internetit të OECD-së: https://www.oecd.org/tax/transfer-pricing/transfer-pricing-country-profiles.htm

Profili Shtetëror mbi Transferin e Çmimit (TPCP) për Kosovën:https://www.oecd.org/ctp/transfer-pricing/transfer-pricing-country-profile-kosovo.pdf