Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare thotë se Investimet Huaja Direkte të këtij vendi në Kosovë për 6-muajshin e parë këtij viti kanë kapur vlerën e 92 milionë eurove.
Sipas OEGJK-së, eksportet e Kosovës në Gjermani deri më sot kanë arritur mbi 50 milionë euro.
“Investimet e Huaja Direkte nga janari deri në qershor të këtij viti kapin vlerën 92 milionë euro”, thuhet në njoftim.
“Në anën tjetër eksporti i produkteve kosovare në Gjermani në 7-mujorin e parë të këtij viti ka mbërritur 52 milionë euro, përballë importit nga Gjermania në Kosovë me 414 milionë euro”, përfundon OEGJK. /Telegrafi/