Prodhuesi i njohur gjerman në industrinë e automobilave pritet të investojë në Kosovë

Prodhuesit i njohur gjerman në industrinë e automobilave, MUNDA, shumë shpejtë pritet të hapë fabrikë në Kosovë.
Lajmin e kanë bërë të dituar nga Oda Gjermano-Kosovare, përmes një njoftimi publik për media.
“Prodhuesi gjerman MUNDA është anëtari më i ri i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Pas më shumë se dy vjetësh nga kontakti i parë me Kosovën, nëpërmjet Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, gjithçka po shkon në drejtim të duhur për hapjen e një prej investimeve më të mëdha gjermane në Kosovë, në sektorin e prodhimit”, thuhet në njoftimin e Odës Gjermane.
MUNDA joint-venture e kompanive Aunde dhe Mentor, do të prodhojë pjesë, sistemet e ndriçimit të tekstilit për industrinë e automobilave.
Prodhimi pritet të hapet në vitin 2024.
Gjermania vazhdon të mbetet investitori më i madh në Kosovë, me rreth 587 milion Euro investime të huaja direkte nga Gjermania në Kosovë, vetëm për periudhën Janar 2018 – Prill 2023. /Buletini Ekonomik