Bizneset ka kohë që janë duke u ballafaquar me mungesë të fuqisë punëtore. Përderisa pjesa më e madhe e të rinjve janë duke e lëshuar vendin. Për pasoj shumë kompani kosovare, janë të detyruara që të punësojnë punonjës nga vendet të ndryshme të Evropës, por që nuk janë në Zonën e Shengenit.
Burime jo zyrtare kanë thënë për Indeksonline, se në vendin tonë janë afër 500 punonjës të nacionalitetit të huaj kryesisht turk, bangladeshas dhe vende të tjera.
Ekpertët vlerësojnë se Kosova si asnjë herë më parë është duke u përballur me një krizë të paparë ndonjë herë, për sa i përket fuqisë puntore.
Madje pas datës 31 dhjetor të këtij viti gjendja do të jetë edhe me e frikshme. Kështu tha Safet Gërxhaliu njohës i ekonomisë. Ai vlerëson se mund të kemi ikje masive të të rinjve jashtë vendit.