Qeveria emëron katër anëtarët e Bordit të Përkohshëm në ndërmarrjen “Trepça”

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që ta shkarkoj Bordin Mbikëqyrës të ndërmarrjes Trepça.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është shprehur se bordi aktual është jo funksional.

“Bordi Mbikëqyrës i ndërmarrjes Trepça është themeluar me vendim të Qeverisë së Kosovë më 2 shkurt 2022, ku me 20 shtator kanë dhënë dorëheqje dy nga anëtarët ndërsa kanë mbetur tre anëtarë, pra aktualisht Bordi është jo funksional”, ka thënë Rizvanolli.

Reklama e sponzorizuar

Më pas Qeveria ka emëruar Bordin e Përkohshëm në ndërmarrjen “Trepça”.

Bordi i ri i Përkohshëm ka këtë përbërje:

1.     Rrezarta Pllana, kryesuese;

2.     Alban Krasniqi, anëtar;

3.     Merita Beqiri – Gashi, anëtare;

4.     Dragisha Krstoviq – anëtar.

Ky bord, mandatin nuk mund ta ketë më të gjatë se gjashtë muaj.