Qeveria mbrëmë ka mbajtur mbledhje elektronike, mori tri vendime

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sonte një mbledhje në formë elektronike, gjatë të cilës ka marrë tri vendime.

Sipas komunikatës së Qeverisë, vendimi i parë që ka marrë kabineti qeveritar është ai për emërimin e Komisionit të pranimit për institucionet e administratës shtetërore për grupin specialist i farmaceutikës – Grupi nr. 47.

Po ashtu Qeveria ka emëruar edhe Komisionin e pranimit për institucionet e administratës shtetërore për grupin specialist i shëndetit/mjekësisë – Grupi nr. 18.

Reklama e sponzorizuar

Në vendimin e saj të tretë Qeveria ka ndarë 10 milionë euro për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit.