Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pa deklaratave të ministrit të Financave, Hekuran Murati për projektin e ngrohjes solare “Solar4Kosovo”.
Rama ka thënë se puna e tij po u pengon ministrave të caktuar të Qeverisë së Kosovës dhe se ky projekt duhet t’i bëjë bashkë të gjithë.
“Projekti Solar4Kosovo duhet të na bëjë bashkë, e jo të na ndajë. Për të parën, unë po punoj për çdo ditë – për të dytën, ministri i Financave. Tash e sa kohë, puna ime po u pengon ministrave të caktuar të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilët në vend se të ndihmojnë në zhvillimin e Kryeqytetit, bllokojnë projektet e sulmojnë me gjuhën më të ulët”, thuhet në reagimin e Ramës.
Ai ka shtuar se për këtë projekt është punuar për mbi 18 muaj me Komunën e Obiliqit.
“Për këtë marrëveshje, Kryeqyteti dhe Komuna e Obiliqit, kanë punuar 18 muaj në mënyrë intensive, dhe në këtë proces kemi bashkëpunuar me Ministrinë e Mjedisit, për ta rregulluar jetën e qytetarëve”, ka përfunduar ai.
Ndryshe, Murati ka thënë se për lokacionin e këtij projekti ka njoftuar më parë ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.