​Shënon rënie industria përpunuese

Agjencia e Statistikave të Kosovës, njofton se në muajin qershor 2023, indeksi i vëllimit të industrisë kishte rritje në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 1 për qind, si dhe në sektorin e industrisë nxjerrëse me 0,5 për qind.

Ndërsa, sipas ASK-së rënie kishte në sektorin e industrisë përpunuese 0,8 për qind, si dhe në sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave 0,6 për qind, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, qershor 2022.

ASK po ashtu bën të ditur se në muajin qershor 2023, indeksi i numrit të të punësuarve kishte ulje në sektorin e industrisë nxjerrëse 0,1 për qind, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, qershor 2022.

Reklama e sponzorizuar