Skandaloze: Libraritë po “fryejnë” çmimet e librave – nuk japin kupon fiskal, prindërit në hall të madh

Pak ditë para fillimit të procesit mësimor, Ministria e Arsimit njoftoi se shteti më nuk do të bëj blerjen dhe shpërndarjen e librave, por një gjë e tillë tani e tutje do të ndryshojë.

Me vendimin e ri të MASHT prindërit duhet t’i blejnë vet librat, ndërsa rimbursimi do t’iu bëhet nga vet ministria, duke aplikuar nëpërmjet portalit shtetërorë e-kosova, shkruan lajmi.net.

Fill menjëherë pas kësaj, kanë shpërthyer edhe pakënaqësitë, sidomos nga prindërit.

Në anën tjetër edhe libraritë që tani e tutje do t’i shesin tekstet shkollore, kanë filluar të luajnë si të dojnë me çmimet e librave.

Reklama e sponzorizuar

Në redaksi të lajmi.net kanë arritur ankesa se si libraritë po i “fryejnë” çmimet e librave, dhe prindërve po u kushtojnë shumë më shumë se shuma e mjete të rimbursuara.

Dhe në të dyja rastet e dërguara në fatura, shihen vlera të larta të çmimeve.

Edhe në komuna të tjera të vendit është raportuar për “fryerje” të çmimit të librave.

Përveç kësaj në disa librari të qyteteve po bëhet edhe kaos nga prindër të shumtë që po shkojnë aty për tu furnizuar me libra./Lajmi.net