Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), të enjten ka mbajtur Tryezë Diskutimi me temë: “(Dy) Sovranë në Një Tren – Ngritjet e Pakta dhe Uljet e Shumta të Iniciativës për Fondin Sovran” si dhe ka shpalosur publikimin “(Dy) Sovranë në Një Tren”.
Levik Rashiti, hulumtues në GLPS, prezantoi analizën e politikave që përfshinte kritikë juridike dhe ekonomike të iniciativës.
Ai argumentoi se problematika kryesore nuk vjen nga ndërlidhja Fond-menaxhim i ndërmarrjeve publike, por nga autorizimet e Fondit Sovran për të investuar në kompanitë e brendshme e ku kritika ishte më e detajuar edhe tek koncepti i kampionëve nacional.
Rashiti këtë dhe së bashku me aspektin e financave publike (në formën siç janë tani në Projektligj) si shkelje kushtetuese në lidhje me ekonominë e tregut të lirë, konkurrencën, financat publike (përmes dërgimit pa alternativë ligjore).
Për këto, argumentet u ndërtuan nga këndi juridik, por të amalgamuara me çështje të politikës e filozofisë ekonomike (të drejtat e konkurrencës e çështjet e monopoleve e oligopoleve ndër të tjera) dhe aspekte krahasimore.
Emanuel Bajra, anëtar i Grupit Punues për Fondin Sovran, theksoi rëndësinë që në pikëpamje të tij ky Fond Sovran do të ketë (në aspekt pozitiv), duke theksuar se kërkohet një qasje pragmatike kur i qasemi kësaj strukture dhe se ka qenë i interesuar për këtë temë që nga viti 2009.
Ndër të tjera, Bajra theksoi rëndësinë që sheh tek krijimi i tregut të kapitalit dhe ofroi pikëpamjet e tij në mbështetje të aspektit të kampionëve nacional.
Theksoi gjithashtu se çështje e rëndësishme është investimi në tregjet e jashtme nga Fondi Sovran i Kosovës.
Po ashtu, ofroi edhe sqarime për çështjen e ndërmjetësimit në lidhje me investimet e jashtme të Fondit Sovran të Kosovës.
Rudina Nallbani Hoxha, menaxhere e programit në Friedrich-Ebert-Stiftung (Zyra në Kosovë), theksoi si të nevojshëm dimensionin e ndjekjes së politikës afatgjate në politikat ekonomike.
Gjithashtu potencoi rëndësinë e tregut të kapitalit që ka për ekonominë dhe aspektet e mundësisë për investim nga ana e qytetarëve si të nevojshme për këta të fundit (investime në startup si shembull). Po ashtu, ndër të tjera paraqiti kritikë për procesin e privatizimit që ka ngjarë në Kosovë.