Numri i vogël i punëtorëve, mos kompensimi për ndërrimet e natës, orët jashtë orarit, mos kompensimi i rrezikshmërisë gjatë orarit të punës vazhdojnë të jenë disa nga problemet me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit në Kosovë.
Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, tha se zjarrfikësit e Kosovës po punojnë në kushte të rënda.
“Ne kemi kërkuar nga të githa institucionet që të merren parasyshë kërkesat tona”, tha Beka në emisionin e mirëmëngjesit në RTK.
Beka është shprehur i befasuar me qëndrimin indiferent të institucioneve karshi shërbimit të zjarrfikësve po edhe problemeve në veçanti të cilat janë grumbulluar.
Ai ka përmendur se zjarrëfikësit kanë qenë të angazhuar edhe në Mitrovicë, por nuk janë kompenzuar asgjë.
Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, tha se ata nuk e kanë vendin në protestë, pasi që ky profesion është human.