Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Minierës së Stantërgut, Bujar Jashari, ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga detyra të premten, pas mbledhje së Bordit mbikëqyrës të Minierës së Trepçës, duke hedhur akuza për presion.
Bujar Jashari, ka thënë se ka dhënë dorëheqje pasi i është kërkuar nga Bordi Mbikëqyrës.
“Më është kërkuar dhe kam dhënë dorëheqje. Arsyeja ishte që unë nuk po e menaxhoj situatën mirë me grevën dhe nuk po arrij t’ i identifikoj të gjithë grevistët dhe t ua dorëzoi emrat, se nuk po ua afroi informata në detaje se kush prej kompanive apo personave po iu sjell ushqim falas”, ka thënë ai.
“Për ishte e pakuptimtë që të mundohesh t’i identifikosh grevistët sepse janë numër i madh, mandej unë mendove sa ky takim i jashtëzakonshëm me bordin është thirr që të bëjmë një zgjidhje për minatorët sepse gjendja është shumë e rëndë, por e pash se ata s kishin ardhur për këtë dhe pas këtij takimi 15 minutash më kërkuar dorëheqjen dhe unë ua dhurova atë”, ka thënë Jashari.
Ndryshe, greva e urisë e minatorëve të “Trepçës” ka hyrë në ditën e katërt, ndërsa gjendja e minatorëve grevistë ka vazhduar të rëndohet. Vetëm gjatë ditës së sotme katërt të grevës, 5 minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore./Telegrafi/