Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka shpjeguar se kur një borxh tatimor mund të konsiderohet borxh pasiv.
ATK tregon se ata mund të transferojnë një borxh tatimor në një dosje pasive për ta larguar atë nga baza e të dhënave aktive të mbledhjes, kur është përcaktuar përmes përpjekjeve të dokumentuara se tatimi nuk është i mbledhshëm në kohë, dhe në rastet kur tatimi nuk është i mbledhshëm në kohën e përcaktimit.
Sipas ATK-së, përcaktimi i tillë mund të bëhet në rastet të tilla si (por duke mos u kufizuar në to): pamundësia për ta gjetur tatimpaguesin apo asetet e tij/saj; operimet afariste kanë pushuar pa lënë asete; një tatimpagues i vdekur kur nuk ka transferime të aseteve nga të cilat mund të mblidhet tatimi; një biznes që është shpallur i falimentuar dhe të gjitha masat e mbledhjes janë ndërmarrë; një tatimpagues që nuk ka mundësi të paguajë borxhin tatimor bazuar në një analizë komplete të gjendjes financiare të tatimpaguesit; dhe përcaktime të natyrës së ngjashme.
Vendosja e borxhit tatimor në një dosje pasive nuk e liron borxhin tatimor apo çrregullojë prioritetin e barrës së ATK-së. Nëse burimet e reja të mbledhjes bëhen të ditura, ATK do të kthejë borxhin tatimor në gjendjen aktive të mbledhjes. /Buletini Ekonomik/