Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë

Ashtu edhe siç paralajmëruan, minatorët e kompanisë “Trepça” në Mitrovicë nga sot janë futur në grevë. Ata po qëndrojnë brenda minierës.

Minatorët po kërkojnë realizim të pagave me kohë, shkarkim të menaxhmentit si dhe sigurim shëndetësorë.

Ju njoftojmë se sot me datë: 24.10.2023 Minatorët e Minierës me Flotacion, janë futur në grevë brenda në minierë (në galeri) dhe kërkesat e minatorëve janë: Realizimi pagës mujore me kohë nga data: 06-10.Shkarkimi i menagjmentit (kryeshefit)Sigurimi shëndetësor dhe kushtet e punës. Me Fat!“, thuhet në njoftimin e tyre të lëshuar për media.

Reklama e sponzorizuar

Gazeta Insajderi ka provuar ta kontaktojë edhe ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Enis Abdurrahmani, por i njëjti nuk e ka hapur telefonin.

Ndërkohë, ditë më parë, përmes telefonit Abdurrahmani tha për RTK, se obligimet do të kryhen në fillim të javës së ardhshme, gjë që nuk ka ndodhur e si rrjedhojë minatorët kanë hyrë në grevë.