Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka ftuar deputetët e opozitës që t’i ratifikojnë marrëveshjet ndërkombëtare.
Murati ka thënë se në të gjitha takimet që ka pasur me partnerë dhe donatorë zhvillimorë i është konfirmuar se marrëveshjet tani janë të nënshkruara dhe po presin për ratifikim.
Postimi i plotë:
Njëra ndër arsyet se pse një pjesë e opozitës nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare është edhe pretendimi se “për shkak të masave të vendosura, edhe fondet e këtyre marrëveshjeve janë të bllokuara prandaj është e kotë të ratifikohen sepse mjetet nuk mund të shfrytëzohen”.
Kjo nuk qëndron.
Gjatë dy javëve të fundit kam pasur takime me pothuajse të gjithë partnerët e donatorët zhvillimorë, dhe njëra ndër çështjet e ngritura në këto takime ishte pikërisht edhe ky pretendim i opozitës.
Prandaj edhe njëherë ftoj deputetët e opozitës që nuk po marrin pjesë në votime, të ndryshojnë qëndrim dhe të votojnë për ratifikimin e këtyre marrëveshjeve.