Presidenti i Bankës Botërore: Jo më subvencione për lëndët djegëse fosile

Presidenti i Bankës Botërore ka vënë në pikëpyetje shumat e mëdha të parave që qeveritë shpenzojnë për subvencionimin e karburanteve fosile. Duke folur në takimin vjetor në Marok, Ajay Banga tha se 1.18 trilionë euro që shpenzohen çdo vit për të bërë më të lira karburantin, peshkimin dhe bujqësinë janë shumë.

Këta tre sektorë janë përgjegjës për ndikimin mjedisor deri në 5.7 trilionë euro dhe banka synon që në vend të kësaj të kenë prioritet veprimet ndaj ndryshimeve klimatike.

Banga shtoi se nuk nënkupton heqjen dorë nga gjithçka, por disa nga ato subvencione konsiderohen si mision kritik për kontratën sociale me qeverinë dhe qytetarët e saj. Ai theksoi se 1.18 trilionë euro është një shifër e papranueshme dhe se tema e subvencioneve ka nevoje për diskutim, pasi është një temë popullore duke pasur parasysh politikën e përfshirë.

Reklama e sponzorizuar

Qeveritë në mbarë botën shpenzojnë gati gjysmë trilionë euro në vit për ta bërë më të lirë përdorimin e lëndëve djegëse fosile, sipas një raporti të FMN-së në vitin 2021.

Këto subvencione vijnë në forma të ndryshme, duke përfshirë lehtësirat tatimore, kreditë me interes të ulët dhe kufizimet e çmimit të naftës dhe benzinës. Kjo e fundit, për shembull, ndihmon në kufizimin e kostos së karburantit për njerëzit që furnizojnë automjetet e tyre.

Heqja e këtyre subvencioneve mund të jetë politikisht e vështirë, pasi rrit kostot e jetesës. Por, shumicën e subvencioneve e përfitojnë të pasurit, sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë – IEA ka thënë gjithashtu se subvencionet e karburanteve fosile janë një mënyrë joefikase për të ndihmuar konsumatorët.

Në raportin e saj të qershorit 2023, Banka Botërore vëren se nëse kostot sociale të lëndëve djegëse fosile – si ndikimi i tyre në ndryshimet klimatike dhe ndotja e ajrit – do të merreshin në konsideratë, atëherë çmimi do të ishte edhe më i madh se në treg të lirë. Banka Botërore nuk ka fuqinë të detyrojë qeveritë të heqin dorë nga subvencionet e karburanteve fosile; vetëm mund t’i këshillojë dhe t’i bëjë presion./Scan tv/