Rafuna: Rritja ekonomike deri në 4% – tensionet në veri po i frikësojnë investitorët

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka thënë se nëse situata aktuale ekonomike vazhdon të jetë e njëjte deri në fund të këtij viti, rritja ekonomike pritet që të jetë deri në 4 për qind.

Ai ka shtuar se çështje e hapura me Serbinë dhe ngritja e tensioneve në veri të Kosovës ndikojnë që investitorët e huaja të hezitojnë që të investojnë në Kosovë.

Rafuna tha se nuk mund të ketë krizë ekonomike si shkak i ngjarjes së fundit në veri të vendit, por ajo mund të lidhet me shumë sfida të tjera, ai po ashtu ka falënderuar Policinë e Kosovës për menaxhimin e suksesshëm të sulmit terrorist në veri.

Reklama e sponzorizuar

“Pa dyshim hapësirën më të madhe e kanë zënë ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në veriun e Kosovës. Fatmirësisht që është menaxhuar ai sulm terrorist që ishte është menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshëm. Duke ju falënderuar Policisë së Kosovës situata është menaxhuar, fatkeqësisht ne e patëm një humbje jete por siç janë shprehur edhe familjarë e të ndjerit, që të biesh për atdhe është sikur të rilindësh prapë”, tha ai.

Rafuna tha se ngritja e tensioneve gjatë tërë kohës në veriun e vendit lenë mëdyshje dhe i bënë që të hezitojnë investitorët e huaj që të investojnë në Kosovë, sipas tij, çdo investitor që vjen me investua në Kosovë kërkon një siguri politike e juridike.

Ai tha se megjithatë kjo situatë nuk do të lerë gjurmë të mëdha pasi sipas tij, importi, eksporti, eksporti i shërbimeve janë duke vazhduar e nuk janë ndalur.

“Çështja e hapur me Serbinë e kemi theksuar gjithë, se çështja e hapur më Serbinë është një pengesë, për arsye se ngritja e tensioneve gjatë tërë kohës në veri lenë një hapësire ose një mesash jo të mirë tekë investitorët e huaj që do të hezitojnë me ardh. Çdo investitor që vjen me investua në Kosovë e kërkon një siguri politike, juridike. Në këtë rast ngritja e tensioneve në veri të vendit mbyllja e rrugëve, sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it por tani edhe kjo ngjarja e fundit që ka ndodhur pa dyshim që një farë forme pak i shtyn me hezituar investitorët e huaj. Mirëpo në të përgjithshmen nuk do të ketë një gjurmë shumë të madhe për arsye se importi dhe eksporti do të vazhdojnë, eksporti i shërbimeve do të vazhdon nuk ka një ndalje dhe ne nuk e kemi asnjë problem me shet të tjera më përjashtim të Serbisë”, tha ai.

Ai tha se krizë ekonomike, duke marr për faktor ngjarjen e fundit që ka ndodhur në pjesën veriore, nuk do të ketë, sipas tij, janë sfidat e tjera me të cilat është duke u përballur ekonomia.

Sipas tij, tani për bizneset është sfiduese fuqia punëtore, siguria e energjisë elektrike dhe rreziku i rritjes se çmimit të saj gjatë dimrit.

Kryetari i OEK-ut tha se duke u bazuar në institucionet ndërkombëtare financiare, rritja ekonomike për këtë vit do të shkoj nga 3.5 maksimumi deri në 4 për qind.

“Krizë ekonomike, për të marr faktor kryesor ngjarjen e fundit që ka ndodhur në pjesën veriore nuk do të ketë, por janë sfidat tjera që do ti kishim edhe po të mos kishte ndodhur kjo ngjarja e fundit, me përjashtim të çështjes se hapur që e kemi. Për arsye se sfidë për biznesin tani është mungesa e fuqisë punëtore, sfide tani është se jemi duke hyrë në periudhën e dimrit dhe ende nuk e kemi një siguri që do të kemi energji elektrike, në qoftë se do të kemi energji elektrike a do të ketë rritje të çmimit siç e kishim vitin e kaluar. Më pas është çështja e inflacionit, inflacionin nuk po e krijojmë këtu por po e importojmë dhe në qoftë se rritet çmimi i gazit dhe çmimi i energjisë elektrike në Evropë ajo drejtpërdrejtë do të ketë ndikim edhe tekë ne”.

“Sa i përket rritjes ekonomike ne sillemi me institucionet ndërkombëtare financiare që shkojnë prej 3.5, 3.7, maksimumi që mundet me mbërri 4 nëse shkon situata siç jemi sot në variantin më të mirë”, tha ai për EO.