Rruga Prishtinë-Fushë Kosovë, kyçje e re për automjete te “rrethi i madh” – pritet të evitohen kolonat e gjata në këtë zonë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se pas pastrimit të deponisë ilegale tek rrethi i madh në dalje të Prishtinës, saktësisht nga rruga e ‘Hekurudhës’ me kryqëzim me rrugën ‘Lidhja e Pejës’, është paraparë përfshirja e hapësirës në projektet e reja për hapjen e rrugëve për qarkullim.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se bazuar në analizat e vazhdueshme për zgjidhjen e ngarkesës së trafikut nga ekipi i mobilitetit të kryeqytetit, kjo hapësirë do të mundësoj qasjen e automjeteve me qëllim të shkarkimit të segmentit më të ngarkuar rrugor “Tirana” dhe “Bill Klinton”.

“Tani e tutje, kyçja e automjeteve do të bëhet nga rruga e ‘Hekurudhës’ me kryqëzim me rrugën ‘Lidhja e Pejës’ ku do të ketë lidhje të veçantë në drejtim të Fushë Kosovës duke mundësuar kështu qarkullim më të lirë të automjeteve”, ka thënë Rama.

Reklama e sponzorizuar