Ka nisur mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, gjatë së cilës po shqyrtohet Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor të Auditimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2022.
Auditorja e Përgjithshme e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Vlora Spanca, tha se auditimet në nivel qendror janë kryer në të gjitha komunat përveç Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit e Zubin Potokut, “për arsye tashmë të ditura”, raporton RTKlive.
“Në vitin 2022 të kemi një suficit prej 13 milionë e 980 euro. Përderisa në vitin 2021 deficiti buxhetor ishte minus 50 milionë euro. Borxhi shtetëror në fund të vitit 2022 kishte arritur në vlerë prej 1 miliardë e 753 milionë euro, apo rreth 20% të BP-së që do të thotë se është në kuadër të limiteve të përcaktuara me ligj. Borxhi ndërkombëtar ishte 641 milionë e 200 mijë euro”, ka thënë Spanca.