Aliu thotë se ka autorizuar marrjen e masave disiplinore ndaj Nexhat Krasniqit, nuk përmend shkarkimin

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Nexhat Krasniqi, ka treguar se sot e kanë dorëzuar tek Komisioni Disiplinor i Ministrisë kërkesën për marrjen e masave disiplinore ndaj nëpunësit civil, Nexhat Krasniqi, i cili ditë më oarë është sanksionuar nga SHB-ja.

Derisa ka publikuar vendimin në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kërkesa në komision është dorëzuar zëvendëssekretari i ministrisë.

“Përmes zv. Sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dje kemi dorëzuar tek Komisioni Disiplinor i Ministrisë, kërkesën për marrjen e masave disiplinore ndaj nëpunësit civil, Nexhat Krasniqi. Gjeni të bashkangjitur vendimin”, ka shkruar Aliu.

Reklama e sponzorizuar

Më 3 nëntor 2023, Departamenti Amerikan i Shtetit, e kishte vendosur në listën e sanksioneve Nexhat Krasniqin, ish-drejtorin e Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh.

Pas vendimit të DASh-it, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kishte vendosur për kthimin e Nexhat Krasniqit në pozitën e Drejtorit të Departamentit të Infrastrukturës Rrugore.

Kjo kishte nxitur reagime të shumta të opozitës dhe shoqërisë civile.