Rritja e çmimeve në dy vjetët e fundit, sipas analizës së Pulsit Publik me titull “Shqyrtimi i dinamikës së varfërisë së amvisërive përballë inflacionit”, të publikuar të enjten nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ka thelluar varfërinë në Kosovë.
Menaxherja e projektit në UNDP, Alisa Hasani, e cila i ka prezantuar gjetjet e analizës ka thënë se 91.4 për qind e të anketuarve janë shprehur të shqetësuar me rritjen e çmimeve.
Ajo ka thënë se 44.1% e tyre kanë thënë se blejnë më pak produktet dhe shpenzojnë më shumë para.
“91.4%, shprehën shqetësime për ndikimin e mundshëm negativ të rritjes së çmimeve në gjendjen financiare të familjes së tyre. 69.2% raportuan se duhej të bënin përshtatje me zakonet e tyre të shpenzimeve ose buxhetin në përgjigje ndaj çmimeve më të larta në vitin e kaluar. 44.1% e të anketuarve raportuan se blejnë më pak produktet dhe shpenzojnë më shumë para, duke treguar uljen e fuqisë blerëse”, është shprehur Hasani, raporton EO.
Sipas saj 29% e të anketuarve kanë raportuar reduktimin e shpenzimeve të tjera ose shtyrje të pagesës së faturave.
“19.6% e të anketuarve raportuan se ishin shumë të shqetësuar për borxhin e akumuluar për shkak të kostoja e rritur e jetesës. 14.7% e të anketuarve raportuan se kjo rritje në koston e jetesës kanë ndikuar ndjeshëm në to aftësia për të shlyer borxhet ekzistuese”, ka deklaruar Hasani.
Nuno Queiros nga zyra e UNDP-së në Kosovë, ka thënë se rritja e inflacionit dy vjetët e fundit ka thelluar varfërinë në Kosovës. Sipas tij më të prekurat nga inflacioni janë familjet e cenuara.
Ai ka theksuar se nga të dhënat e këtij raport tregohet se në vitin 2021 janë shpenzuar 200 euro në produkte, këto shpenzime për këto produkte deri në vitin 2023 janë rritur në mbi 50 për qind.
“Në kuadër të programit për pulsin publik kemi përgatitur një dokument, dëshmi nga tereni që tregon për inflacionin, kjo mendoj është shumë e duhur që ofron rekomandime që mund të merren si kundër masa. Rritja e krizës ka prekur konsumatorët më të cenueshëm. Në dhjetor të vitit 2022, inflacioni ka arritur 19.4 për qind në Kosovë dhe më të prekurit janë ata më ardhura të ulëta. Inflacioni ka prekur shumë familje në Kosovë. Më herët nuk ka pasur të dhëna për këtë. Varfëria në krahasim me vitin 2021 është thelluar. Inflacioni ka ndikuar edhe në gjendjen emocionale”, ka deklaruar Queiros.
Anna Toness nga USAD-i, ka thënë se me problemin e rritjes së çmimeve është duke u përballur çdo vend i botës dhe se kjo analizë sipas saj, do t’i ndihmojë institucionet dhe partnerët në Kosovës që të hartojë politika për këtë çështje.
“Analiza e sotme do të tregojë për dinamikën e amvisërive në fazën e inflacionit. Këto janë probleme me të cilat po përballet çdo vend i botës. Informacionet që paraqitën sot do të ju ndihmoje institucioneve të Kosovës dhe partnerëve që të përdoren këto të dhëna për të hartuar aktivitete përkatëse”, është shprehur ajo.