Monedha 2 euroshe në Kosovë është bërë problematike. Tash e disa ditë, pothuajse kjo monedhë joformalisht ka dalur nga qarkullimi pasi operatorët ekonomikë nuk po pranojnë të tilla për shkak se në treg ka numër të madh të 2 eurove falso.
Por, cila është mënyra më e mirë që edhe ju të mos bini pre e mashtrimit me 2 euro false?
Janë disa mundësi, por, mënyra më e mirë është duke e krahasuar një monedhë origjinale me monedhat e tjera dhe më poshtë janë disa nga detajet dalluese, shkruan Paparaci.
Një monedhë 2 euro false ka:
- Cilësi më të dobët dhe detaje ndryshe të dukjes
- Unaza/rrethi dhe qendra e monedhës janë me ngjyra të ndryshme nga origjinali.
- Mungojnë shkronjat në skaje të unazës
- Kanë drejtshkrim të gabuar ose font ndryshe
- Janë në madhësi të ndryshme
- Kanë trashësi dhe diametër të ndryshëm
- Ka unazë se bërthamë me madhësi të ndryshme
- Kanë peshë të ndryshme
- Ndonjëherë mund të kërkohet edhe xham zmadhues për të ditur dallimet.
Këto janë disa nga mënyrat se si mund t’i bëni dallimet e monedhave false.