Anketa e frikshme: Rreth 32.7 për qind e punëtorëve në Kosovë pritet të emigrojnë vitin e ardhshëm

Bizneset në Kosovë raportojnë se 17.59 për qind e punonjësve të tyre i kanë informuar se do të emigrojnë vitin e ardhshëm, thuhet në një anketë të Institutit Riinvest, që pritet të publikohet.

Kjo është vetëm njëra nga gjetjet tronditëse për tregun e punës në Kosovë, në mesin e shumë tjerave.

“Bizneset raportojnë se 17.59 për qind e punonjësve të tyre veçse i kanë informuar se do të emigrojnë vitin e ardhshëm”.

Reklama e sponzorizuar

Sipas këtij raporti, vlerësimet e bizneseve janë se rreth 32.72 për qind e punëtorëve do të emigrojnë gjatë vitit të ardhëm, kur pritet të liberalizohen vizat për në zonën Schengen.

Pothuajse gjysma e të rinjve të anketuar kanë pohuar se synojnë të emigrojnë në dy vitet e ardhshme. Një e treta e atyre që kanë lënë punën, e ka bërë një gjë të tillë për shkak të emigrimit. Arsyeja kryesore për emigracionin mbetet mundësia për ‘jetë më cilësore për vetën ose familjen. /Buletini Ekonomik/