Buxheti i vitit të ardhshëm diskutohet nga deputetët të enjten

Kuvendi i Kosovës

Gjatë ditës së enjte, në Kuvendin e Kosovës do të diskutohet për Buxhetin e vitit 2024.

Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur të hënën.

Reklama e sponzorizuar

Po ashtu, për diskutim dhe votim do të jetë Ligji për Ndarjet Buxhetore për vitin 2024, sipas rekomandimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku është rekomanduar votimi i Ligjit për buxhetin.

Rendi i ditës:

  1.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-260 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.

Vendi: Kuvendi Kosovës

Koha: 10:00