Cili do të jetë roli i Bursës shqiptare te bashkimi i tregjeve të energjisë Kosovë-Shqipëri?

Fotografi ilustruese

Bashkimi i tregjeve është një objektiv i paracaktuar në marrëveshjen e nënshkruar mes palëve të përfshira siç janë Operatori i Sistemit të Transmetimit i Shqipërisë (OST), ai i Transmetimit i Kosovës (KOSTT) dhe Bursa Shqiptare e Energjisë (ALPEX) në vitin 2021.

Fillimisht objektiv parësor ishte nisja e funksionimit të Bursës që zuri vend në prill të këtij viti dhe tashmë palët po kalojnë në një tjetër etapë. Bashkimi i tregjeve të energjisë elektrike të ditës në avancë Kosovë-Shqipëri pritet të zërë vend së shpejti, ndërsa Bursa Shqiptare e Energjisë i ka kërkuar Entit që hallkën e agjentit të transferimit për të cilën ka nevojë ky proces ta kryejë vetë ajo.

Bashkimi i tregjeve është një objektiv i paracaktuar në marrëveshjen e nënshkruar mes palëve të përfshira siç janë Operatori i Sistemit të Transmetimit i Shqipërisë (OST), ai i Transmetimit i Kosovës (KOSTT) dhe Bursa Shqiptare e Energjisë (ALPEX) në vitin 2021.

Reklama e sponzorizuar

Fillimisht objektiv parësor ishte nisja e funksionimit të Bursës që zuri vend në prill të këtij viti dhe tashmë palët po kalojnë në një tjetër etapë. Por çfarë është në fakt një agjent transferimi.

“Në ‘Rregulloren e kërkesave dhe procedurave për përcaktimin e operatorit të emëruar të tregut të energjisë elektrike (NEMO) si dhe rolet e përgjegjësitë e NEMO dhe Operatorëve të Sistemit të Transmetimit të Energjisë në Tregun e Bashkua’ të miratuar me Vendimin e Bordit të ERE nr. 40, datë 06.03.2020, është parashikuar, ndër të tjera, edhe roli i Agjentit të Transferimit (shipping agent) dhe konkretisht në nenin 2, ‘Përkufizime’ thuhet se: “Agjent transferimi” është subjekt/subjekte që kanë për detyrë transferimin e pozicioneve neto ndërmjet Palëve Qendrore të ndryshme. Agjenti i transferimit (Shipping Agent) mund të veprojë si kundërpalë ndërmjet kundërpalëve të ndryshme qendrore për shkëmbimin e energjisë elektrike, nëse palët e interesuara lidhin një marrëveshje specifike për këtë qëllim” thuhet në shkresën që ALPEX i drejton Entit. Vendosja e rolit të agjentit të transferimit në një bashkim vendoset pikërisht nga ky rregullator.

Si referencë për këtë ALPEX sjell një rekomandim të Bordit të Rregullatorëve të Komunitetit të Energjisë të cilit Enti ka pasur parasysh në hartimin e “Rregullores e kërkesave dhe procedurave për përcaktimin e operatorit të emëruar të tregut të energjisë elektrike (NEMO) si dhe rolet e përgjegjësitë e NEMO dhe Operatoreve të Sistemit të Transmetimit të Energjisë në Tregun e Bashkuar”.

“Nisur nga ky rekomandim, nga eksperienca e ndjekur nga vendet evropiane por edhe nga fakti që ALPEX SHA, vepron si një Kundërpalë Qendrore (ÇP) për klerimin dhe shlyerjen e shkëmbimit të energjisë që rezulton nga bashkimi i tregut të ditës në avance, propozojmë që ERE të shprehet me vendim, që roli i “Agjentit te transferimit”, për bashkimin e tregjeve të energjisë Shqipëri-Kosovë, të kryhet nga ALPEX SHA” nënvizohet në shkresë. ALPEX nisi operimin në prill të këtij viti dhe aktualisht transaksionet që kryhen janë në nivele modeste. Gjithsesi numri i anëtarëve ka vijuar të rritet muaj pas muaji duke arritur së fundmi në 16./Monitor/