Deponohen mbi 1 mijë euro false në një bankë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

Euro

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të falsifikimit të parave në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë, një person ka njoftuar se janë deponuar mbi 1 mijë euro false në bankë.

Policia ka nisur hetimet për rastin.

Reklama e sponzorizuar

“Fushë Kosovë / 01.05.2023 – 27.11.2023. Është raportuar se nga klient janë deponuar rreth 1060€ para të falsifikuara. Parat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.