Ekonomistët parashikojnë perspektivë të zymtë për rritjen ekonomike të BE-së

The president of the European Central Bank (ECB) Mario Draghi speaks during the press conference in Frankfurt am Main, Germany, 07 November 2013. The ECB has lowered the base rate in the euro area on to 0,25 per cent. European Central Bank chief Mario Draghi said the ECB believes the eurozone's economy has been growing at a modest pace for the second half of 2013. ANSA/DANIEL REINHARDT

Mario Draghi: Blloku po mbetet prapa homologëve të tij globalë

Ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi ka dhënë një pamje negative sa i përket rritjes ekonomike të Bashkimit Europian, duke parashikuar një recesion deri në fund të këtij viti, ndërsa ka paralajmëruar se mbijetesa afatgjatë e projektit europian varet nga integrimi urgjent politik.

“Është pothuajse e sigurt se do të kemi një recesion deri në fund të vitit,” tha ai në konferencën e Bordit Global të FT.

Reklama e sponzorizuar

“Është mjaft e qartë se dy tremujorët e parë të vitit të ardhshëm do ta tregojnë këtë.”

Ish-kryeministri italian tha se recesioni nuk kishte gjasa të ishte “i thellë” ose “destabilizues”, por vlerësimi i tij ishte më i dobët sesa parashikimet e fundit të BQE-së ose FMN-së, të cilat të dyja presin një rikthim të rritjes europiane nga muajt e fundit të këtij viti.

Paralajmërimi i Draghi-t vjen ndërsa ekonomia e BE-së përpiqet të rikuperohet nga krizat e njëpasnjëshme të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit dhe lufta e vazhdueshme e Rusisë kundër Ukrainës, të cilat ekspozuan dobësitë në zinxhirët e furnizimit të bllokut, tregun e energjisë dhe varësitë globale.

“Ose Europa vepron së bashku dhe bëhet një bashkim më i fortë, një bashkim i aftë për të shprehur një politikë të jashtme dhe një politikë mbrojtëse, përveç të gjitha politikave ekonomike. . . ose kam frikë se Bashkimi Europian nuk do të mbijetojë përveçse të jetë një treg i vetëm”, shtoi Draghi.

Draghi është ngarkuar nga Komisioni Europian të përgatisë një raport se si BE-ja mund të trajtojë konkurrencën e saj globale, veçanërisht në krahasim me SHBA-në dhe Kinën, të cilat kanë investuar shumë në mbështetjen e tranzicionit të gjelbër të ekonomive të tyre.

“Ne duhet të shqetësohemi shumë për këtë. Ekonomia europiane ka humbur konkurrencën në 20 vitet e fundit, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por për Japoninë, Korenë e Jugut dhe, natyrisht, Kinën”, tha Draghi.

Kjo erdhi, tha ai, pasi modeli i kaluar i bllokut për t’u mbështetur gjerësisht në Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen, te Kina për tregtinë dhe Rusia për energjinë ka përfunduar.

“Modeli gjeopolitik, ekonomik mbi të cilin mbështetej Europa që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, është zhdukur”.

Ai veçoi produktivitetin e ulët të Europës, kostot e larta të energjisë dhe mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar si dobësi.

“Për të pasur një ekonomi të aftë për të mbështetur një shoqëri të plakur në ritmin që kemi në Europë, duhet të kemi produktivitet shumë më të lartë. Aty ku duhet të bashkohemi është energjia. Ne nuk po shkojmë askund duke paguar energjinë dy ose tre herë më shumë se sa kushton në pjesën tjetër të botës.”

Ekonomia e eurozonës u tkurr 0.1 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me tremujorin e mëparshëm, sipas vlerësimeve paraprake të publikuara nga Eurostat dhe shumë ekonomistë parashikojnë një tkurrje të mëtejshme në tremujorin e katërt.

Megjithatë, parashikimi i fundit i BQE-së për eurozonën është për një rikthim të rritjes ekonomike me 0.1 për qind në tremujorin e fundit të këtij viti, 0.3 për qind në tremujorin e parë të 2024 dhe më pas një periudhë me një rrije prej 0.4 për qind.

Draghi tha se ndikimi i recesionit të pritshëm në ekonominë europiane ka të ngjarë të zbutet nga niveli relativisht i ulët i papunësisë, i cili u rrit pak në shtator, pasi arriti një nivel të ulët rekord prej 6.4 për qind në fillim të këtij viti. /Financial Times/