Haradinaj, në një postim në Facebook, ka thënë se shqiptarët që ishin të detyruar ta lëshojnë Kosovën në rrethana të rënda, sot janë bërë storie suksesi në Gjermani.
“Shumë të rinj e te reja shqiptarë që dikur u detyruan ta lëshojnë atdheun për shkak të kohërave të vështira, iu përveshën punës e bënë të zotë. Sot ne Gjemani janë dhjetëra biznese të suksesshme, ku kanë arritur që në bashkëveprim të rrisin potencialin e tyre në tregun gjerman e më gjerë por edhe të ndihmojnë ekonominë e Kosovës përmes projekteve të ndryshme”, ka thënë Haradinaj.
Ai shtoi se hapja e zyrës se Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Kosovë është një moment krenarie.
“Hapja e zyrës se Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Kosovë është një moment krenarie. Një mundësi e mirë për zgjerimin e veprimtarisë së tyre në favor të zhvillimit dhe shtrirjes së bizneseve të diasporës në vendlindje dhe bashkëpunimit ekonomik me kompanitë e Kosovës, një moment jetik për hapjen e vendeve të punës dhe qëndrimin e të rinjve në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.