Hera e gjashtë, a do të konstituohet sot Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore?

Këtë të premte, për të gjashtën herë do të tentohet që të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezerva shtetërore.

Në pesë tentimet e kaluara, konstituimi i këtij komisioni ishte i pamundur për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Reklama e sponzorizuar

Mospjesëmarrja e deputetëve të pozitës në këtë komision, nga opozita është kritikuar vazhdimisht, duke thënë se të njëjtit po fshehin diçka.