Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka publikuar të dhënat e Komisionit Evropian në raportin për Kosovën ku është evidentuar rritja e çmimit të energjisë elektrike.
Krasniqi ka thënë se qytetarët e Kosovës kurrë më shtrenjtë nuk kanë paguar për taksa e tatime dhe “kurrë më pak mirëqenie s’kanë pasur”.
“Rritja e parë e çmimit të energjisë prej 100% nuk i mjaftoi Qeverisë, prandaj, me 30 mars të këtij viti e shtrenjtoi prapë atë për 15.4 %”, ka shkruar ai në Facebook.