“Letrat me vlerë”- ‘Tkurren’ asetet e fondit pensional për 305 milionë euro

Asetet e fondeve pensionale kanë shënuar rënie të madhe në muajin tetor krahasuar me një muaj më herët.

Kontribut-dhënësve të fondit pensional u janë ‘tkurrur’ asetet për 305 milionë euro nga investimet e letrave me vlerë.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), struktura e asteve të fondit pensional nga investimet e letrave me  vlerë deri në muajin tetor ishte rreth 1.66 miliardë euro, duke shënuar rënie për 305 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Reklama e sponzorizuar

“Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit që përbejnë 64% të gjithsej aseteve”, thuhet në raportin e BQK-së, raporton Gazeta 10.

Asetet e Fondeve Pensionale kanë shënuar rënie edhe në tërësinë  e tyre.

“Në fund të muajit tetor 2023 janë zvogëluar për 21.5 milionë euro krahasuar me muajin paraprak duke shënuar vlerën 2.60 miliardë euro”, thuhet në raport.

E gjithë kjo rënie vjen si pasojë e luhatjes së çmimeve në tregjet globale. /GAZETA10/