Memli Krasniqi: Qeveria ndau 78 milionë euro tenderë pa prokurim formal

Memli Krasniqi- Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka publikuar sot një video përmes së cilës ka treguar të gjeturat alarmante të raportit të fundit të Komisionit Evropian për Kosovën ku thuhet se Qeveria e Kosovës ka nënshkruar kontrata të tenderëve me procedurë të negociuar pa prokurim formal në vlerë prej 78 milionë e 560 mijë euro.

“78 milionë e 560 mijë euro është shuma e tenderëve gjatë 1 viti, të cilën Qeveria dyshohet se ju ka dhënë miqve dhe të afërmve të tyre – përmes procedurave të negociuara, pa prokurim formal, duke e eliminuar konkurrencën. #Regres”, ka shkruar kreu i PDK-së Memli Krasniqi.

 

Reklama e sponzorizuar