Ministri Peci: Buxheti për bujqësinë është rritur për 45 për qind

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka deklaruar se buxheti për bujqësinë është rritur për 45 për qind, ndërsa thotë se vlerësimin për punën e tij e japin bujqit dhe fermerët, raporton Ekonomia Online.

Gjatë seancës së mbrëmshme të Kuvendit, ku u diskutua projektbuxheti për vitin 2024, Peci tha se buxheti për këtë sektor do të jetë mbi 84 milionë euro, për të cilën e konsideron si përmbushje të premtimit elektoral.

“Sa i përket sektorit të bujqësisë duhet ta bëjmë një krahasim të gjendjes të cilën e ka marrë drejtimin e Ministrisë dhe sfidat të cilën është përballur kjo Qeveri, posaçërisht duke marrë parasysh gjendjen katastrofale që e ka lënë Qeveria paraprake. Ta zëmë nëse buxheti i vitit 2021 ka qenë 61 milionë euro, buxheti  i vitit 2024 është 84.8 milionë euro me projekte ndërkombëtare e kap shifrën prej 100 milionë euro, që nën kupton përmbushjet e tërësishme të premtimit tonë qeveritar gjatë fushatës”, thotë Peci.

Reklama e sponzorizuar

“Aktualisht i buxhetit të vitit 2024 dhe buxhetin në të cilën gjendjen e ka marrë Ministria e Bujqësisë është një rritje prej 45 për qind”, tha Peci.

“Disa kolegë deputetë me të drejtë thanë se është shumë e rëndësishme që secili prej nesh me pasë vlerësimin se për çka do të mbahet mend gjatë mandatit qeverisës. Unë e drejtoj një ministri, për të cilën vlerësimin më të mirë e bëjnë fermerët në baza ditore dhe periudha e kësaj qeverie në sektorin e bujqësisë do të ndihet si periudha kur Qeveria e ka vendosur meritokracinë”, u shpreh Peci.