Mira Murati është emri më i përfolur sa i përket botës teknologjike së fundmi. 35-vjeçarja nga Vlora e Shqipërisë është shefe e teknologjisë në Open AI – kompania prapa Inteligjencës Artificiale (IA) që ka krijuar ChatGPT. Ky po konsiderohet si sistemi më i avancuar i Inteligjencës Artificiale që funksionon në format të dialogut duke iu përgjigjur me aftësi të jashtëzakonshme njerëzore pyetjeve që bëhen.
Derisa bota po e vështron këtë avancim teknologjik dhe po debaton për potencialin e saj, ajo dhe ekipi i saj janë të fokusuar në përmirësimin e produkteve të OpenAI. Në fund të fundit, ky sukses po shpërblehet me miliarda dollar, sukses i cili mund të jetë më shkatërruese e Silicon Valley që nga iPhone.
Avancimi i teknologjisë si dhe biseda globale rreth saj, ka të ngjarë të vazhdojë për një kohë të gjatë. Ndërkohë, AkademiPune ju përcjelle disa gjëra që duhen ditur për Mira Muratin.
Historia e saj rreth ndërveprimit me teknologjinë
Ajo vlerësohej si një fëmijë intelegjent dhe vjen nga një familje e arsimuar nga Vlora. Për tu zhvilluar më tej, Mira u zhvendos në SHBA ku studioi Inxhinierinë në Dartmouth.
Interesimi i Mira Muratit për Inteligjencën Artificiale ka filluar në vitin 2013 kur ajo iu bashkua “Tesla”-s. Në atë kohë, kompania po vendoste versionet e hershme autopilot, softuerin e saj që ndihmonte që shoferët të funksionimin me IA dhe kompania po angazhohej për të aktivizuar robotët me IA në AI për fabrikat e saj. Kjo e bëri Muratin të merrte në konsideratë aplikacione të tjera të botës reale.
Ajo iu bashkuar kompanisë Open AI në vitin në vitin 2018 dhe aktualisht është Kryeshefe e Teknologjisë e kësaj kompanie që po rrezikon edhe motorin më të madh të kërkimit në internet – Google. Në nëntor të vitit të kaluar, ajo bëri njoftimin e lansimit të “ChatGPT”.
“Sapo e publikuam ChatGPT, Bashkëbiseduesin e mençur të inteligjencës Artificiale që dëgjon, mëson dhe sfidon. Na ndihmoni ta bëjmë më të mirë duke e provuar atë këtu”, kishte shkruar ajo në postimi ne saj në Twitter.
Murati: ChatGPT po e revolucionarizon mënyrën se si po mësojmë
Në një intervistë për TIME e pyetur se çfarë problemesh po zgjidh ChatGPT ajo duke e cilësuar në fazën e parë të testimit ishte shprehur se nuk do të flas me konfidencë të lartë. Por, ka thënë se një gjë është e dukshme që ChatGPT se po e revolucionarizon mënyrën se si ne po mësojmë.
“Të themi që në klasa janë 30 persona. Të gjithë kanë prejardhje të ndryshme dhe mënyrën e të të mësuarit edhe pse të gjithë po mësojnë nga e njëjta kurrikulë. Me mjete si ChatGPT, mund të bisedoni pafund me një model për të kuptuar një koncept në një mënyrë që i përshtatet nivelit tuaj të të kuptuarit. Ka potencial të jashtëzakonshëm për të na ndihmuar me edukimin e personalizuar”, kishte thënë ajo në intervistën për TIME.
Mira Murati foli edhe për keqpërdorimin që mund t’i bëhet inteligjencës artificiale. Ajo tha se ajo mund të keqpërdorët.
“IA mund të keqpërdoret ose mund të përdoret nga aktorë të këqij”, kishte thënë ajo përgjatë intervistës. /AkademiPune/