Nga buxheti 3.3 miliardë, 850 milionë shkojnë për investime kapitale në Kosovë

Projektbuxheti i miratuar nga Qeveria një javë më parë, në vlerë prej 3.3 miliardë eurosh, parashikon mbi 850 milionë euro investime kapitale. Një pjesë e buxhetit prej mbi 260 milionë euro do të shkojnë për ndërtimin, asfaltimin dhe rehabilitim e rrugëve në gjithë Kosovën. Po ashtu buxheti parashikon edhe investime të tjera.

Ndonëse një pjesë e madhe e investimeve kapitale të parapara me buxhetin për vitin 2024, janë projekte të bartura nga vitet paraprake, megjithatë, ka prej institucione që kanë paraparë investime kapitale edhe për vitin e ardhshëm.

Në mesin e tyre edhe Kuvendi i Kosovës që parasheh investime në sistemi digjital për sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës në vlerë prej 70 mijë eurove.

Reklama e sponzorizuar

Përveç projekteve kapitale që janë bartur nga viti paraprak, Zyra e Presidentes së Kosovës për vitin 2024 parasheh investime prej 10 mijë eurosh në kompjuter dhe pajisje të teknologjisë së informacionit.

E një pjesë e buxhetit prej mbi 260 milionë euro do të shkojnë për ndërtimin, asfaltimin dhe rehabilitim e rrugëve në gjithë Kosovën.

Mbi 80 milionë euro janë të ndara për Ministrinë e Shëndetësisë për vitin 2024. Edhe në këtë ministri shumica e mjeteve janë bartur nga viti 2023. Porse kjo ministri si investime të reja kapitale për vitin që po hymë ka paraparë shumën prej 300 mijë eurove që do të shkojnë për blerjen e veturave të terrenit për Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë Publike si dhe mbi 860 mijë euro për rregullimin e Sektorit Farmaceutik.

Buxheti për  Ministrinë e Punëve të Brendshme për vitin 2024 kap vlerën e mbi  216 milionë euro, ku do të kryhen investime në Administratën Qendrore në Prishtinë dhe Agjencia e Regjistrimit Civil në shumë prej 1 milion e 560 mijë eurove, milionë euro do të shkojnë për ndërtimin dhe renovimin e Kampit Belvedere në Mitrovicë, 1.4 milion euro për renovimin e Objekteve të Qendrës së Paraburgimit të Gjilanit sipas rekomandimeve te shtetit danez.

Megjithatë, MPB për automjete të blinduara dhe automjete të veçanta për 2024 nuk ka parashikuar ndonjë investim përveç mjeteve prej 3,7 milion euro të bartura nga viti 2023.

Ndërtimi i Sallës Koncertale në Prishtinë, për të cilën janë ndarë 850 mijë euro ai për Kompleksin Multisportiv në Prishtinë prej 500 mijë euro dhe ajo për ndërtimin e Qendrës Kulturore në Rahovec prej 1 milion euro,  përfshihen në projekt-buxhetin e vitit 2024.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes për vitin që po hymë nuk ka parë ndonjë investim për sisteme, pajisje dhe artikuj për mbrojtje për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Kjo Ministri ka bartur 34 milion 795mijë euro të destinuara për këto shërbime për 2024.

Po ashtu në këtë projekt buxhet për vitin 2024, nuk është parapa ndonjë dallim në mjetet financiare për RTK-në. Ashtu sikurse në vitet nga kategoria “subvencione dhe transfero”, e deri në vitin 2026, janë parashikuar 8.9 milionë euro, e që është 2 milionë euro më pak, se para një dekade.