Pse ka kaq shumë ndërtime pa leje në Kosovë – veç në kryeqytet janë mbi 40 mijë objekte

Me mbi 350 mijë objekte pa leje, arritja e një rregulli urbanistik në Kosovë e veçanërisht në Prishtinë, duket e vështirë.

Procesi i legalizimit po zhvillohet me hapa të ngadaltë, për shkak të stërzgjatjes së trajtimit të ndërtimeve pa leje, por edhe për mungesë të interesimit të vetë qytetarëve.

Shtëpi, objekte biznesi e banesa kolektive shumëkatëshe qëndrojnë të ngjeshura nëpër lagjet e Prishtinës. Shumë prej këtyre ndërtesave e kanë një të përbashkët: Janë ndërtuar pa leje!

Reklama e sponzorizuar

Kryeqyteti i Kosovës, sipas të dhënave zyrtare, i ka mbi 40 mijë objekte pa leje. E gjithë Kosova – mbi 350 mijë.

Sipas të dhënave të Komunës së Prishtinës, që nga viti 2019 deri më tani, janë bërë mbi 6 mijë aplikime për legalizim. /REL