Rritja e taksës së karbonit, Komisioni i Ekonomisë kërkon shtyrjen e zbatimit

Komisioni i Ekonomisë nuk i jep dritë jeshile iniciativës për vendosjen e një takse progresive për karbonin, pjesë e projektligjit “Për taksat kombëtare”.

Relatorja e kësaj çështje, deputetja e Partisë Socialiste Eni Zake deklaroi se është i paqartë ndikimi real i kësaj takse në arkën e shtetit, ndërsa shtoi se penalizon disa ndërmarrje dhe ul konkurruesmërinë. Industrisë që konsumon këtë lëndë djegëse i duhet kohë për të gjetur alternativa të tjera konsumi.

“Ligji për taksat kombëtare, ky projektligji risi sjellë vendosjen e një takse progresive për karbonin në mënyrë që të gjithë të sensibilizohen për të parandaluar dhe për të ulur ndotjen dhe efekti serë që shkakton konsumi i këtij produkti.

Reklama e sponzorizuar

Por nga komunikimet që ne kemi pasur edhe ministrinë e Financave dhe ministrinë e Infrastrukturës, por edhe me përfaqësues dhe ekspertë të Bankës Botërore, të cilët na kanë përcjellë edhe një relacion lidhur me opinionin që kanë në lidhje me vendosjen e kësaj takse.

Sipas këtij relacioni, qëllimi i së cilës është ngritja e një sistemi monitorimi dhe raportimi për vlerësimin e emetimit të kësaj takse, qëllimi final nuk është vendosja e taksës por sensibilizimi dhe dekurajomi i përdorimit të këtyre lëndëve djegëse

Sipas ekspertëve te Bankës Botërore, por edhe për ne është e paqarte sesa do të jetë impakti real dhe sa kohë do ti duhet gjithë kësaj industrie që merret me konsumimin e kësaj lende djegëse për tu atashuar me alternativa të tjera konsumi.

Po në studimin e Bankës Botërore parashikohet që rritja e taksës është bërë vetëm për konsumin e karbonit, por nuk është përcaktuar përse nuk është vendosur kjo taksë edhe për lëndët e tjera djegëse, siç mund të jetë qymyri, karburantet, duke aplikuar gjithashtu edhe skema mbështesë pikërisht për këtë industri që e përdorë.

Gjithashtu ne e kemi të paqartë impaktin që do sjellë kjo taksë në buxhetin e shtetit për aq kohë sa nuk ka një analizë pse është aplikuar vetëm për qymyrin dhe për q kohë sa këto industri nuk kanë një alternativë tjetër konsumi

Gjithashtu ky projektligj penalizon disa ndërmarrje dhe sjell ulje të konkurruesmërisë.

Ne përfitimet që parashikohen të arkëtohen nga kjo taksë për vitin 2024 është 1.6 miliardë lekë, e cila ëhstë një verë e papërfillshme për shkak të uljes së konkurueshmërisë që do të sjellë.

Për këtë arsye ne nuk jemi të bindur nëse kjo taksë është e nevojshme që të vendoset menjëherë tani ne vitin 2024 pa pasur një studim real të impaktit dhe nëse do ketë skema mbështetëse qe do ti ndihmojë këta prodhuesit për të parë mënyra të tjera alternative të konsumit. Unë mendoj që ky projektligj të kalojë edhe njëherë për konsultim me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministrinë e Financave”, deklaroi deputetja.

“Shqipëria ka marrë disa angazhime për luftën e ndryshimeve klimaterike. Bashkimi Europian ka miratuar një direktivë dhe ka vendosur që në 2026 të paguhet taksë për ton çlirimi të karbonit. Shqipëria e ka marrë përsipër që të fillojë implementimin.

Për të ndaluar përdorimin e qymyrit, do duhet që kompanitë të gjejnë burime alternative që ndotin më pak dhe për këtë duhet të bëjnë investime të reja.  Kompanitë duhen incentivuar dhe u duhet dhënë kohë”, deklaroi kryetari i Komisionit të Ekonomisë Eduard Shalsi.

Taksa e karbonit, CBAM është pjesë e direktivës së Bashkimit Europian.

Pjesë e industrive, për të cilat do të aplikohet CBAM, janë edhe industritë si ajo e çimentos dhe e çelikut, të cilat zënë pjesën më të madhe të përdorimit të qymyrgurit në Shqipëri, si lëndë djegëse për aktivitetin e tyre. Për rrjedhojë, duke filluar nga viti 2026, eksportet drejt Bashkimit Europian të industrisë së çimentos, çelikut dhe industri të tjera, të cilat çlirojnë karbon në natyrë gjatë procesit prodhues, do t’i nënshtrohen një detyrimi financiar të lartë për taksën e karbonit mbi qymyrin, me qëllim arritjen e kufirit minimal të taksimit të karbonit të çliruar në natyrë.