Sot protestojnë punëtorët teknikë të QMF-ve dhe të disa shkollave në Prishtinë

Punonjësit e Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë si dhe punëtorët teknikë të 9 shkollave do të protestojnë sot.

Të njëjtit do protesojnë para Komunës së Prishtinës, për të kërkuar rritje të pagave.

Protesta pritet të fillojë nga ora 10:00.

Reklama e sponzorizuar

Teksa është bërë e ditur se nëse kjo protestë nuk do të ketë rezultate, kryetarët e shoqatave do të caktojnë datën për hyrje në grevë.