Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se me projekt-buxhetin për vitin 2024, Qeveria Kurti ka goditur shtyllat vitale të ekonomisë, duke e kthyer buxhetin në skema sociale.
Sipas Tahirit, këtë e ka bërë për qëllime elektorale, raporton Express.
“Sot, në Kuvend do të diskutohet Buxheti 2024. Me një lexim të kujdesshëm shihet qartë se me këtë dokument qeveria ka goditur shtyllat vitale të ekonomisë, e ka kthyer buxhetin në skema sociale, jo për të përmirësuar jetën e pensionistëve e as të punësuarëve në institucione shtetërore, por duke e çkepur paranë publike për qëllime elektorale. Shpejt ju vie fundi edhe juve, ju shkuan 3 vjet e kryhet edhe viti 2024. Turp!”, ka shkruar Tahiri.