Pas disa muajsh zvarritje, Kuvendi i Kosovës më në fund ka filluar miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. E para që u miratua ishte ajo për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”, raporton Express.
Pro kësaj marrëveshje, kanë votuar 83 deputetët që ishin në sallë në momentin kur u hodh në votim.
“Konstatoj se Kuvendi e miratoi këtë marrëveshje ndërkombëtare”, tha Konjufca.
Me po kaq vota është miratuar edhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”