Aliu: Po investojmë 2 milionë euro për ridizajnimin e qendrës së Kamenicës

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se do t’i invesojnê 2 milionë euro për ridizajnimin e qendrës së qytetit të Kamenicës.

“Për hartën e një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur për qytetin e Kamenicës.Si rezultat I bashkëpunimit të ndërsjellë, po I investojmë 2 milionë euro, për ri-dizajnimin e qendrës së qytetit të Kamenicës, rrugën që lidhë Berivojcën me Koretinin dhe Topanicën, dhe rrugën “Isuf Morina” në Topanicë”, tha ai.

Reklama e sponzorizuar

Aliu tha se ministria që ai drejton do të vazhdojë me punë të mira.

“Gjithnjë drejt katalizimit të ndryshimeve pozitive, nën udhëheqjen e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, një valë transformuese e projekteve të ndërtimit rrugor po bëhen në të gjithë vendin”, tha Aliu.

“Jemi të angazhuar maksimalisht për zhvillim, për ndërlidhje të qyteteve e integrimit të rrugëve të reja, për të përmirësuar e lehtësuar fluksin e njerëzve dhe mallrave, drejt një të ardhme ku çdo qytetar përfiton nga dividendet e zhvillimit të infrastrukturës”, përfundoi ai.