Ata që nuk kanë i kanë plotësuar 15 vite stazh pune – ftohen pensionistët të aplikojnë për kalim në pension parcial kontribut-dhënës

Në njoftim për media thuhet se të gjithë pensionistët që për shkak të largimit të dhunshëm nga puna në vitet 90-ta nuk kanë pasur mundësi të plotësojnë 15 vite stazh pune kanë mundësinë të kalojnë në kategorinë e pensionit parcial kontributiv.

“Të gjithë ata të cilët nuk kanë pasur mundësi të aplikojnë përmes formularit elektronik, kanë mundësinë që akoma të aplikojnë duke u paraqitur në Zyrat Pensionale në Rajonin e tyre përkatës”, thuhet më tej.

Dokumentet që duhet dorëzuar janë si në vijim:

Reklama e sponzorizuar

Kopjen e letërnjoftimit të vlefshëm të Republikës së Kosovës

Dëshmi se janë larguar nga puna si rezultat i aplikimit të masave të dhunshme e cila mund të jetë njëra nga dokumentet në vijim:

Libreza e punës e mbyllur në vitet e aplikimit të masave të dhunshme, nga 01.01.1989 e tutje;

Vendimi i largimit nga puna si rezultat i aplikimit të masave të dhunshme;

Lista e punëtorëve të institucioneve dhe organizatave/sindikatave të pavarura, të larguar nga puna si pasojë e masave të dhunshme pas 01.01.1989, e vërtetuar nga institucioni përkatës;

Regjistri i protokollit të organizatave punuese që janë privatizuar, i vërtetuar nga institucioni përkatës;

Dëshmi nga ish BVI-ja e punësimit;

Dëshmi për reduktim të vendeve të punës, për shkak të masave të dhunshme të tepricës teknologjike;

Formulari M-2 për ndërprerjen nga sigurimi;

Çdo dëshmi tjetër të cilën pala e posedon dhe e cila dëshmon se i njëjti është larguar nga puna në vitet 90-ta si rrjedhojë e masave të dhunshme.

Të gjithë qytetarët që kanë pyetje në lidhje me kalimin në pension parcial kontribuiv mund të kontaktojnë zyrat e pensioneve në rajonin e tyre përkatës.

Rajoni i Prishtinës: 038 213 268

Rajoni i Prizrenit: 0290 242 454

Rajoni i Pejës: 039 431 217

Rajoni i Gjilanit: 0280 324 555

Rajoni i Gjakovës: 0390 326 999

Rajoni i Mitrovicës: 028 533 010

Rajoni i Ferizajt: 029 320 403

Siç njofton Ministria e Financave pensioni parcial kontributiv do të jetë skemë e përhershme.

Qytetarët që duan të përfitojnë në mënyrë retroaktive nga korriku 2023 duhet të aplikojnë deri më 31 dhjetor 2023. Ndërsa, për aplikimet pas kësaj date, kompensimi bëhet nga muaji prej kur aplikuesi kualifikohet për pension parcial kontribuiv.