BQK thirrje për paratë e falsifikuara: Furnizim vetëm përmes bankave

BQK - Buletini Ekonomik

Banka Qendrore e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka bërë thirrje për kujdes të shtuar për qarkullimin e monedhave të falsifikuara. Thirrja e institucionit ka qenë furnizimi me këto monedha vetëm nëpërmjet bankave.

“BQK udhëzon bizneset që furnizimin me monedha të bëjnë vetëm përmes bankave, monedhat e pranuara t’i verifikojnë para se të njëjtat t’i ri-qarkullojnë, të punojnë në vetëdijesimin dhe trajnimin e punonjësve dhe mënyrën e identifikimit të tyre”, thuhet në komunikatë.

Tutje BQK ka dhënë edhe detaje për mënyrën e verifikimit të parasë.

Reklama e sponzorizuar

“Monedhat e falsifikuara përgjithësisht kanë veti të ndryshme magnetike nga ato të vërteta, si dhe në pamje kanë një kualitet të dobët të detajeve, zakonisht ngjyrë të ndryshme të rrethit dhe sipërfaqes brenda rrethit dhe mungesë të shkronjave në skaje”, vazhdon komunikata.