Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se janë ekzekutuar shtesat për pensionmarrësit dhe fëmijët.
“Pas të gjitha përgatitjeve teknike nga stafi i MFPT, sot kemi arritur të ekzekutojmë shtesat e njëhershme për të gjithë pensionmarrësit si në vijim”.
– Pensionistët e moshës;
– Kategoritë e luftës;
– Pensionet për aftësi të kufizuara;
– Pensionet familjare dhe të invaliditetit në punë dhe
– Pensionet e parakohshme, për ata që marrin më pak se 500 euro”, ka thënë Murati.
“Ekzekutohet edhe shtesa e njëhershme për të gjithë fëmijët që janë në sistem të shtesave për fëmijë. Mjetet janë transferuar bashkë me shtesën e zakonshme mujore, në llogarinë e njëjtë”, ka shkruar Murati në Facebook.
Më parë Murati tha se janë ekzekutuar edhe shtesat për pesë kategori të pensionistëve.
Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që të ndajë nga 100 euro për të gjithë fëmijët nën 16 vjeç në muajin dhjetor./Telegrafi/