Ambasada amerikane në Prishtinë, ka njoftuar se pret me padurim investimin në sektorin energjetik përmes programit kompakt nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në Kosovë.
Ambasada e ka quajtur këtë si një investim të rëndësishëm në sektorin energjetik të vendit.
“Ne jemi duke punuar me Qeverinë e Kosovës për të mbështetur tranzicionin ambicioz energjetik në Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Programi Kompakt kap vlerën prej 236.7 milionë dollarësh dhe është investimi më i madh i pasluftës në fushën e energjisë, i cili do të ketë rol strategjik në procesin e tranzicionit energjetik në Kosovë. /Telegrafi/