KEDS: Situatë e përkeqësuar në distriktet e Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Prizrenit – dëme në shtylla dhe në përçues elektrikë

KEDS ka njoftuar se pas raportimit të mbrëmshëm për përfshirjen e rajonit të Dukagjinit nga erëra të forta, për të vazhduar më tej edhe në atë të Mitrovicës e të Prizrenit ka shtuar mobilizimin e ekipeve në terren.

Në njoftim bëhet e ditur se të dhënat e fundit nga KEDS paraqesin një situatë të përkeqësuar në distriktet e Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Prizrenit, ku janë shkaktuar dëme në shtylla dhe në përçues elektrikë.

“Ekipet e terrenit ndodhen në gatishmëri 24/7 me qëllim që konsumatorëve të prekur nga këto kushte atmosferike, t’u kthehet sa më parë furnizimi me energji elektrike, për çka i falënderojmë për mirëkuptim”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Reklama e sponzorizuar